‘Vendit i duhet Parlamenti pluralist’/ Manjani: Ja periudha e duhur për zgjedhjet

0
601

Vjeshta është periudha e duhur për të zhvilluar zgjedhje parlamentare.

Kështu shprehet ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një parlament pluralist, ndaj shtatori ose tetori janë periudha e duhur për zgjedhje parlamentare.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

“Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik.

Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem.

Por insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist!

Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë Shtator-Tetor është periudha e duhur…

Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën….

Pa opozitë nuk ka zgjedhje!

Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t’u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve!”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here