Tuesday, May 21, 2024
Home Politikë Kriza politike, Lajçak: Qytetarët të votojnë brenda afatit të përcaktuar nga ligji

Kriza politike, Lajçak: Qytetarët të votojnë brenda afatit të përcaktuar nga ligji

0
550

Kryetari i Radhës i OSBE-së njëherësh edhe Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák,  ka reaguar pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve. Ai  shprehu shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat sipas tij mund të thellojnë më tej krizën politike dhe si pasojë të sjellin ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Në njoftimin e OSBE thuhet se Kryesuesi në detyrë u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse.

“Ai theksoi pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar”thuhet në njoftim.  

Po ashtu Lajçak shprehu shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë ta trajtojë vetë situatën, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore, dhe se do të gjejë një zgjidhje, e cila do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here