Meta pret Idrizin, kreu i PDIU: Kokat e nxehta të ulen …

0
639

Në kuadër të konsultimeve për caktimin e një datë të re për zgjedhjet lokale, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është takuar në këto momente në presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta.

Ditën e djeshme, Meta priti aleatët e tjerë të PD-së. Pas takimit me kreun e shtetit, Idrizi u shpreh i gatshëm të ulet edhe me kryeministrin Edi Rama në tryezë, si kryetar partie.

“Vendi po rrëshket në autoritarizëm. Ndamë me Presidentin shqetësimin për situatën e rëndë në të cilën ne ndodhemi. Vlerësojmë aktin e Presidentit të zhdekretimit të datës 30 qershor për ti dhënë forcave poltike kohën e duhur, ku po rrezikohet edhe fitoret më të mëdha të demokracisë së 30 viteve siç është pluralizimi politik apo edhe liberalizmi i vizave, por i bëmë të qartë Presidentit që nuk është koha të diskutojmë datën e zgjedhjeve, por është koha që të ikim nga marria dhe spiralja ku jemi futur, një spirale që po e nxjerr vendin jashtë shinave konstitucionale shoqërore dhe civile, por është momenti që kokat e nxehta atë që e kanë në dorë të ulen, është koha dhe momenti që ti thërresim arsyes që ti japim zgjidhje vendit dhe ti kthehemi normalitetit”

Gjithashtu po sot paradite Presidenti priti kryetarin e partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima. Këto konsultime vijnë në kohën kur Meta vendosi zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here