Presidenca: Kryetarët aktualë të bashkivë, në detyrë deri në zgjedhjet e reja

0
608

Në daljen për mediat, pas votimit në parlament kundër presidentit Meta, këshilltari ligjor i tij Besnik Dervishaj, u shpreh se KQZ është e detyruar të zbatojë dekretin që anulon datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dervishaj sqaroi se kryetarët aktualë të Bashkive do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj, për të cilën ai tha se kreu i shtetit shumë shpejt do të caktojë një tjetër datë për zgjedhjet, pas konsultave të nisura me partitë politike.

“Akti i Presidenti, e bën dekretin një akt me natyrë të vecantë dhe si i tillë askush vec Kushtetueses nuk mund të gjykojë vlefshmërinë apo antikushtetutshmërinë e tij. KQZ është e detyruar të zbatojë dekretin. Cdo subjekt që nuk është dakord me vendimmarrjen e presidentit mund të ngrejë pretendimet e tij në gjykatë. Presidenti ripërsërit edhe një herë qëndrimin e tij se vendimi është marrë në përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues e sigurinë publike, e cila mund të kulmonte në përplasje më 30 qershor. Presidenti siguron se do të votohet përtej 30 qershorit në një datë sa më të afërt në mënyrë të lirë e të ndershme. Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re.

Në zbatim të detyrimeve kushtetuese për qeverisjen vendore, realizimi i zgjedhjeve përtej 30 qershorit, nuk cënon qytetarët shqiptarë. Për këtë ligji 139 i vitit 2015, garanton se këshillat bashkiak do të ushtrojnë funksionet e tyre deri në përbërjen e këshillave pasardhës. Gjithashtu edhe kryetarët aktualë të bashkivë do të ushtrojnë funksionin e tyre deri në zgjedhjeven e kryetarëve të rinj. Cdo aludim se më 8 gusht, është veçse një trillim politik.” U shpreh Këshilltari ligjor i Presidentit Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here