Prej 5 ditesh disa zona te Shkodres nuk furnizohen me uje te pijshem duke e bere problematike situaten, ne nje kohe qe vendi po perballet me temperatura te larta. Nuk ka asnje njoftim mbi kete avari te shkaktuar dhe shkaqet, ndersa banoret I jane drejtuar redaksise se Tv1 channel duke I kerkuar ndihme per situaten ne fjale, pasi askush nga ndermarrja e UKSH nuk ka marre mundimin ti njoftoje apo te nderhyje per normalizimin e situates. Pa uje te pijshem jane blloku I pallateve dhe shtepite private ne zonen e Rusit, nga shkolla e muzikes “Prenke Jakova” ne drejtim te zones se Sahatit.

LEAVE A REPLY