Përgjimet e reja të “Bild”/ Ja çfarë thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda

0
647

Pas përgjimeve të publikuara së fundmi nga gazeta gjermane “Bild”, reagoi dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Përmes një deklaratë për shtyp, Prokuroria e Krimeve të Rënda bën me dije se ka nisur hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor dhe se po verifikohet autenticiteti i audiove të publikuara.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

“Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazetën gjermane “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here