Ambasadori austriak Sattler: “Shqiperia ne udhekryq”

0
580

Ambasadori i Austrise Johann Sattler flet nga Shkodra per krizen politike dhe situatat qe po kalon Shqiperia.

Sattler denon ate qe ndodhi me djegie te KZAZ-ve dhe deklaron se ndan te njejtin mendim me ish kryetaren e kuvendit Jozefina Topallin

Tema qe do te flas sot eshte “Shqiperia ne udhekryq”, mendoj se pershtatet me periudhen qe po jetojme ne keto momente kritike e me situatat qe jane perseritur shpesh keto 28 vitet e fundit. Eshte koha qe te ulemi e ti shqyrtojme
keto ceshtje, te shohim sistemin, instittucionet. Ka gjera qe duhen rregulluar. Dicka duhet bere. Kriza eshte me e thelle se heret e shkuara. Kur shoh pas dhe krahasoj, vendi juaj ka bere perparime te medha krahasuar me vendet e tjera te Ballkanit, pasi vendi filloi nga zero. Kemi bere perparime. Nuk duhet te shkurajoheni, mos rrini vetem duke u ankuar.
Kriza aktuale mund tu jape kohe te reflektoni per sistemin. Shqipwria kalon gjithnje e me shume ne krize. Ne vendet demokratike zgjedhjet zgjidhin kriza, ketu ndodh e kunderta. Ky eshte nje paradoks. Kryetaret e partive politike tani duhen ulur bashke. Ajo qe ndodhi ne Shkoder, Bajram Curr, e qytete te tjera eshte nje fatkeqesi e vertete. Personat me mendesi demokratike nuk djegin shkolla, nuk shkaterrojne, perkundrazi jane krejt dicka tjeter. Bie dakort me zonjen Topalli. Ju duhet te merrni nje hap prapa dhe te ballafaqoheni ne 10 ditet ne vijim. Nese keni nevoje per nderkombetar ne jemi ketu tu ndihmojme. Lidhur me zgjedhjet, duhet qe kete periudhe ta perballoni me gjakftohte. Te ndertoni nje sistem ku partite nuk bojkotojne zgjedhjet apo se njohin rezultatin e tyre. Vendi juaj ka te meta por nuk jane te parikuperueshme. Sistemi duhet te hapet, partite e vogla te kene edhe ato mundesi. Duhet te merreni edhe me administrimin e zgjedhjeve. Teknokratet 3 -4 muaj para zgjedhjeve duhet te pergatisin situaten. Te kete nje debat kombetar per kete, mos ja lini vetem politikaneve. Ju duhet te jeni aktor kryesor. Me ka emocionuar ajo qe ndodhi me shoqerine civile, 25 mije firma per te ndryshuar sistemin. Kjo ndodh kur ju impenjoheni. Edhe nderkombetaret duan kete permiresim situate. Por eshte e pamundur te ndodhe pa qene ju te perfshire. Angazhimi i te rinjve, mendoj qe po leviz dicka. Nje shenje e mire ka qene perfshirja e arqipeshkeve per krizen, gje e mire. Apo bota e biznesit qe preket fort nga kriza. Ka patur shume anullime kete periudhe per shkak te asaj qe shohin ne media nga molotovet apo zjarret. Pra neqofte se vazhdoni keshtu, do kete me shume ndikim tek europianet. Eshte me e veshtire te hiqet nje perceptim i keq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here