Rama miting ne Shkoder, Voltana i del kunder. Nuk i jep leje ! “Do te perdore policine bashkiake”

0
2231

Rama miting me PS ne SHkoder, bashkia e Shkodres nuk i miraton lejen. Ademi do te perdore policine bashkiake kunder:

“Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.
Bazuar në arsyetimin e mësipërm, në përgjigje të një shkrese të Komisariatit të Policisë Vendore Shkodër, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dijeni për mosmiratimin e lejes për aktivitet elektoral të Partisë Socialiste.

Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi.
Bashkëngjitur, komunikimi zyrtar i Bashkisë Shkodër.”

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here