Kryemadhi: Kjo ditë do ti jap fund tranziocionit me largimin e Ramës

0
552

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë nga ambjentet e selisë për t’iu bashkuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryemadhi u shpreh se dita e sotme do t’i japë fund tranzicionit dhe largimi i Ramës mbyll tranzicionin në Shqipëri.

Monika Kryemadhi: Sfida që Rama kishte me qytetarët për ti larguar shpresën nga sytë i ka nxitur, që secili nga ne të luftojë brenda vetes që nesër Shqipëria të jetë një vend evropian. Shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të qenë në BE. Sot është një protestë paqësore, pavarësisht provokacioneve. Kjo është protesta e nënëve, grave. Rama është një nga shkatrrimtarët e të ardhmes së Shqipërisë. Jemi një vend i bekuar nga zoti dhe ky do ta bëjë forcën e shqipatrëve për tu përballur me sektin e “Rilindjes”. Këta kanë kapur çdo segment, por nuk kanë kapur dot zemrën e shqiptarëve. Kjo ditë e sotme do ti japi fund tranziocionit. Tranzicioni do të mbyllet me etapën e Ramës dhe pas ikjes së tij do të jetë e çliruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here