Friday, May 3, 2024
Home Aktualitet Porosia e SHBA-së: Protestoni paqësisht dhe refuzoni dhunën

Porosia e SHBA-së: Protestoni paqësisht dhe refuzoni dhunën

0
520

 

Pas episodeve në Shkodër dhe pak orë nga protesta kombëtare e opozitës në Tiranë, Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka reaguar përmes një deklarate ku nënvizon se mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor.

“Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi” thuhet në deklaratë.

Ambasada nxit të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.

Po ashtu, Ambasada e SHBA-së ju bën thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here