Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Prej orës 05:00 Meta në Presidencë, në orën 9:00 pret Bashën, në...

Prej orës 05:00 Meta në Presidencë, në orën 9:00 pret Bashën, në pikëpyetje Rama

0
490

Katër ditë para 30 qershorit, një tjetër lëvizje politike vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ftuar sot (27 qershor) në takim kryeministrin Edi Rama dhe shefin e opozitës Lulzim Basha.

Prej orës 5:00 të mëngjesit, Kreu i Shtetit ndodhet në Presidencë. Në orën 09:00 ai do të presë kryedemokratin Basha.

Ndërkohë dje kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në twitter, teksa iu përgjigj me ironi: “Kemi zgjedhje, jam i zënë!”

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë. E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor,” shkruante Rama.

Shkresa e firmosur nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, mbante datën 26 qershor dhe i drejtohej drejtores së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, Ilir Meta mirëpret nesër në takim kryeministrin Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët në orën 5:00 deri në orën 13:00 në zyrën e tij në Presidencë”.

Ky refuzim i Kryeministrit tregon qartë angazhimin e mazhorancës pavarësisht dekretit të Presidentit dhe mungesës së opozitës në zgjedhje.

Por në këtë përgjigje vihet re që përveçse do të ketë zgjedhje me 30 Qershor, fati i dialogu politik është ende i pashkruar në letër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here