Meta mesazh shqiptarëve: Fundjavë sa më të qetë,të mos harrojmë se s’ka vetëm të dielë

0
706

Presidenti Meta u ka dërguar edhe njëherë një mesazh të fortë shqiptarëve që të ruajnë qetësinë ditën e nesërme dhe të kujtohen që ka edhe datë 13 tetor zgjedhjesh. Por e rëndësishme sipas Presidentit është që të mendojnë se pas të dielës vjen edhe e hëna

Të dashur miq!

Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here