Barometri i Ballkanit: Shqipëria, perceptimin më të lartë të korrupsionit,çfarë raportojnë qytetarët

0
569

Barometri i Ballkanit, në një studim për korrupsionin evidenton se  në Shqipëri ky perceptim mbetet më i lartë se në çdo shtet tjetër ballkanik.

“Perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë. Ashtu siç ka ndodhur që prej 2016-s, shqiptarët janë ata që raportojnë numrin më të lartë të rasteve të mitmarrjes në krahasim me rajonin. Gati gjysma e të intervistuarve shqiptarë thonë se kanë dhënë para’ në këmbim të shërbimeve mjekësore”, lexohet në raport.

Qytetarët raportojnë se ato që kanë korrupsionin më të lartë janë partitë politike, shërbimet mjekësore, sistemi gjyqësor dhe Parlamenti. Sa i përket indeksit për situatën aktuale, Shqipëria regjistron nivelin më të ulët këtë vit, me vetëm 30 pikë nga 100 të mundshme. Në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie prej 7%.

Edhe kënaqësia për jetën paraqitet negative në raport.

Rajoni, sipas Barometrit të Ballkanit, duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar kredibilitetin, veçanërisht për të siguruar pavarësinë politike në institucionet kyçe, ashtu si sundimin e ligjit.

Papunësia vazhdon të mbetet problem për rajonin, ashtu si mungesa e sigurisë ekonomi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here