Nga java e ardhshme Samsung Galaxy A80 do të jetë edhe në Shqipëri

0
713

Samsung Galaxy S80-ën tashmë do të mund ta gjeni edhe në Shqipëri. Një telefon smart që ofron risi kuptimplota me anë të një platforme të sigurte: kamera e parë e trefishtë rrotulluese e Samsung dhe ekran i ri Infinity.

Duke filluar nga java e ardhshme, Samsung Galaxy A80 do të jetë në shitje në Shqipëri dhe do të kushtojë për 72000 Lek.  Galaxy A80 do të vijë në tre ngjyra: E zezë, e artë dhe Argjend.

Galaxy A80 ju lejon të shkrepni foto të qarta dhe të ndritshme pa marrë parasysh kohën me kamerën kryesore 48MP. Tani, me Lentet Ultra të Gjera me kënd shikimi 123 gradë, mund të siguroheni duke e ditur se mund të fotografoni lehtësisht ose të shkrepni dhe të shpërndani një live video të gjithçkaje që shihni.

“Galaxy A80 është krijuar për Epokën of Live-it – një botë ku përdoruesit digjitalë po kapin çaste, i ndajnë ato dhe bashkëveprojnë me të tjerët në moment”, tha DJ Koh, president dhe CEO i IT & Komunikimit Mobile në Samsung Electronics. “Inovacionet më të fundit në kamera, dizajn dhe performancë të Galaxy A80 sjellin një eksperiencë të re mobile që i përshtatet nevojave të gjeneratës së sotme: gjithnjë “on” dhe gjithmonë të gatshëm”.

Si pjesë e përvojës Galaxy, Galaxy A80 prezanton Samsung Knox, platformën e sigurisë së Samsung-ut, e krijuar për të mbrojtur chipat apo softuerët. Së bashku me Samsung Pass, tani mund të aksesoni lehtësisht aplikacionet dhe faqet e internetit përmes sensorit të gjurmëve të gishtërinjve. Me Përforcuesin e Performancës Inteligjente të Galaxy A80, mund të prisni që Galaxy A80 të punojë më shumë, më shpejt dhe më gjatë kur të keni nevojë për të. Softueri i saj i optimizimit të performances nëpërmjet IA maksimizon CPU, RAM dhe kapacitetin e baterisë së pajisjes, duke përshtatur efikasitetin e Galaxy A80 me nevojat tuaja të përditshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here