Edhe pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit në listën e UNESCO-s

0
586

Në sesionin e 43-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore zhvilluar në Baku, Azerbajzhan, u miratua me unanimitet, kërkesa e Shqipërisë për regjistrim të pjesës shqiptare të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Puna disa vjeçare u kurorëzua me sukses, e tani kjo zonë nuk është më vetëm një pasuri e pogradecarëve, por e gjithë qytetarëve shqiptarë.Më përpara, liqeni ishte i ndarë dhe 2/3 e tij, që ishin pjesë e Maqedonisë së Veriut ishin në listën e UNESCO, kurse 1/3-a e saj, jashtë. Pjesa e liqenit të Ohrit është zotërimi i katërt i Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë, pas Butrintit, Beratit dhe Gjirokastrës.

Në listën e kryeveprave të kulturës orale, UNESCO ka regjistruar edhe isopolifoninë shqiptare të jugut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here