Friday, May 17, 2024
Home Politikë Meta: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën...

Meta: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane

0
487

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel dhe mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Kongresmeni Eliot Engel”.

Kreu i shtetit tha se nuk ka forcw nw botw qw që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane.

Meta: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë proamerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një popull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikisht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë.

Populli shqiptar i do dhe do të luftojë më shumë se çdo popull tjetër në botë për idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e Amerikës, por edhe të qytetërimit botëror ku edhe ne bëjmë pjesë.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here