Kryemadhi: Dosjeve ”184” dhe ”339” do t’u shtohet një shoqe të re

0
673

Një dosje e re hetimore pritet t’i bashkohet dy dosjeve, 184 dhe 339, ku flitet për shitblerje votash. Paralajmërimi erdhi nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Tiranë.

Kryemadhi: Po kështu kemi një raport të ODIHR ku flitet qartë për një KQZ e cila ka shkelur në mënyrë të hapur të gjithë procesin zgjedhor, por që në fakt ajo që dua të them është që dosja 184 dhe 339 do të ketë shoqe dhe bashkudhëtare edhe dosjen ‘30 qershori’. Pse e themi këtë? Sepse edhe në zgjedhjet e PS që ajo i organizoi, nuk rrinte dot pa futur dorën te kutia, pa futur dorën te procesverbali, te listat e zgjedhjeve dhe në të gjithë procesin zgjedhor, të cilin nuk e ka respektuar. Sepse është ajo që thotë Petrit Vasili: Vesi del me shpirtin.

Kryetarja e LSI-së tha se çdo hap i opozitës ka qenë i menduar mirë deri më tani që nga djegia e mandateve, ndërsa lëshoi kritika për ndërkombëtarë që nuk kanë folur për zgjedhjet.

Kryemadhi: A do t iu mbyllej goja këtyre ambasadorëve që pas datës 30 Qershor keni dëgjuar ndonjë ambasador të flas për zgjedhjet? Por flasin sot për dialog, flasin sot për negociata, po pse nuk flasin sot për zgjedhje këta ambasadorët? Pse nuk flasin për votimet e Edi Ramës? Pse nuk flasin për atë që ndodhi me 30 Qershor?

Kryemadhi ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës së 8 korrikut në orën 20:00 përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kundërshtuar qeverisjen e Edi Ramës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi zbuloi se çfarë kishte biseduar me Presidentin Meta për sms-në e Edi Ramës.

Kryemadhi: E dëgjuat edhe mesazhin, mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta, i thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI, unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë.

Sipas Kryemadhit, qëndrimi më gjatë në pushtet i  Edi Ramës do të jetë fatkeqësi për shqiptarët, ndaj opozita ka si detyrë ta ndryshojë këtë regjim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here