Kryeministri Edi Rama paralajmëron të gjitha bizneset që nuk shlyejnë detyrimet tatimore që do të bllokohen.
Në një postim në facebook, Rama shkruan se koha e informalitetit ka marrë fund dhe është koha t’i thuhet stop konkurrencës së paligjshme në kurriz të konsumatorit.
Postimi i Ramës:
STOP INFORMALITETIT
Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!
KOHA QE KUSH NUK JEP KUPON, NUK REGJISTRON DHE NUK FATURON TE BLLOKOHET LIGJERISHT