Berisha: Rekorde të reja të zeza mjerimi në narkoshtetin e Ramës

0
581

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon. Shqipëria renditet në vendin e 9-të nga 40 shtete të Europës për 6-mujorin e parë të 2019-es. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë Shqipëria kostot e jetesës në Shqipëri janë bërë më të shtrenjta. Sipas të dhënave të Numbeo-s, për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar Shqipëria renditej në vendin e 6 nga 40 shtete të Europës, duke lënë pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia. Kështu Shqipëria për vitin 2019 u bë më shtrenjtë se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku së bashku me Mali e Zi u vlerësuan si më të shtrenjtat e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me këtë studim ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili fajëson pasardhësin e tij në qeveri, Edi Ramën, për situatën ekonomike në vend.

“Rekorde të reja të zeza mjerimi të shqiptarëve në narkoshtetin e Edvin Kristaq Hajdutit!

Studimi i Numbeo-s ka gjetur se:

1-Shqiptaret jane te dytet per fuqine blerese me te ulte ne Europe!

2-por ata zene vendin e pare per çmime me te larta ne Ballkan

3- Kosova eshte me e lira ne Europe por me fuqi blerse me te madhe se Shqiperia!

Shkaqet e ketyre rekordeve te zeza te mjerimit te shqiptareve jane:

A-Papunesia, taksat e larta, ryshfeti dhe rrogat e ulta si shkaqe kryesore te rrenimit te fuqise blerese dhe mjerimit ne Shqiperi.

B-Klientela e narkoqeverise, monopolet e saj, mungesa e gares, konkurences dhe lirise se tregut, kamionat me narkoeurot qe hyjne ne Shqiperi dhe renia e prodhimit vendas jane shkaqet e çmimeve me te larta ne Shqiperi se sa ne Serbi, Bosnje dhe Maqedonine e Veriut dhe çdo vend tjeter te rajonit”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon më pas edhe studimin e Numbeo, të publikuar nga revista Monitor.

Shqipëria më e shtrenjta në rajon, Kosova më e lira e Europës

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon. Shqipëria renditet në vendin e 9-të nga 40 shtete të Europës për 6-mujorin e parë të 2019-es. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë Shqipëria kostot e jetesës në Shqipëri janë bërë më të shtrenjta.

Sipas të dhënave të Numbeo-s, për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar Shqipëria renditej në vendin e 6 nga 40 shtete të Europës, duke lënë pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia.

Kështu Shqipëria për vitin 2019 u bë më shtrenjtë se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku së bashku me Mali e Zi u vlerësuan si më të shtrenjtat e Ballkanit Perëndimor.

Indeksi i Kostove të Jetesës nga Numbeo përllogaritet duke marrë në konsideratë disa kategori që përbëjnë shpenzimet kryesore të një ekonomike familjare siç janë: indeksi i qirasë; indeksi i kostove të jetese + qirasë, indeksi i shpenzimeve të shportës bazë; indeksi i çmimeve në restorante; indeksi i fuqisë blerëse vendase.

Interesant është fakti, se ndërsa kostot e jetesës kanë shënuar rritje në Shqipëri, indeksi i fuqisë blerëse të vendase, e cila mat aftësinë e shqiptarëve për të përballuar jetesën ka rënë. Ky indeks është përkeqësuar gjatë 6 muajve të parë të 2019-s, ku Shqipëria është renditur e dyta në Europë për fuqinë blerëse më të ulët të vendasve, duke u renditur pas Moldavisë.

Për sa i përket indeksit të çmimit të restoranteve, Shqipëria renditet e gjashta në Europë, pas shënuar ndryshim në krahasim me një vit më parë. Kosova ka shënuar indeksin më të ulët të çmimit të restoranteve, duke u renditur kështu e para në Europë për ushqimin më të lirë, e ndjekur Ukraina, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia.

Shqipëria renditet e katërta në Europë për kostot e qirasë. Në raport me të njëjtën periudhë me një vit më parë vendi nuk ka ndryshuar renditje, por në krahasim me vetveten, indeksi i qirasë shënoi 8.63 nga 7.8 që ishte.

Të bësh Pazar në Shqipëri kushton më shtrenjtë se në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Edhe për sa i përket indeksit të shpenzimeve të shportës bazë, Shqipëria nuk ndryshuar renditje, por edhe ky tregues krahasuar me vetveten shënoi rritje këtë vit duke u vlerësuar 28.54 nga 27.

Kosova më e lira e Europës

Edhe për këtë gjashtë mujor, shteti më i ri i Europës, Kosova është vlerësuar si më i liri, pozicion që e mban që prej mesit të të vitit 2017, ku vendi më i lirë i Europës vlerësohej të ishte Ukraina.

Zvicra më e shtrenjta

Vendi më i shtrenjtë për nga kostot e jetesës edhe për këtë vit vlerësohet të jetë Zvicra, por në të njëjtën kohë zviceranët vlerësohen si populli europian me fuqinë më të lartë blerëse. Ndër vendet më të shtrenjta për këtë periudhë gjashtë mujore janë vlerësuar vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore. Pas Zvicrës, renditet Norvegjia, e ndjekur nga Islanda, Luksemburgu dhe Danimarka, të cilat renditet ndër 5 vendet më të shtrenjta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here