Makina përplas për vdekje 38-vjeçaren në Golem

0
760

 

Një 38-vjeçare këmbësore ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në mbikalimin e Golemit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, “mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë”.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here