Qeveria ka dështuar për t’i siguruar mirëqënie, shqiptarët rekord lejesh qëndrimi në BE

0
590

Vitet e fundit Shqipëria ka njohur ikjen më të madhe të të rinjve. Shkaku kryesor është niveli i ulët ekonomik dhe pamundësia për të gjetur një punë.

Sipas të dhënave të Eurostat, për vitin 2017, nga Shqipëria u larguan 51.712 persona, afërsisht 2% e popullsisë, të cilët u bënë rezident në BE.

Vendet që kanë dhënë numrin më të madh të lejeve të qëndrimin janë  Gjermania dhe Italia, kjo për shkak të afërsisë gjeografke dhe lidhjes me të afërmit që kanë emigruar më herët.

Nga vendet e Ballkananit, Shqipëria mban vendin e parë për emigrimin e qytetarëve të saj. Keq është edhe Kosova, pasi numëron 26 mijë leje qëndrimi, ndërkohë Maqedonia paraqitet disi më mirë, me 16 mijë leje qëndrimi.

Shkak për këtë situatë është dështimi i qeverisë për t’i ofruar punë dhe mirëqënie shtetasve të saj dhe nuk ka idenë apo dëshirën më të vogël, për të rregulluar këtë plagë sociale.

Shumica e shqiptarëve që janë larguar, nuk kanë më ndërmend të kthehen në Shqipëri, për shkak se qeveria nuk ka aplikuar politika që të nxisë kthimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here