Grevat në Itali ditën e mërkurë kanë paralizuar transportin publik në pjesën më të madhe të qyteteve.
Ndërprerja e shërbimeve të autobusëve, trenave, taksive dhe trageteve nisi që herët në mëngjes, në periudha të ndryshme kohore.
Në Romë dhe Bari, sindikalistët e federatave lokale të transportit janë zotuar të ndërpresin punën deri në orën 16:30; në Milano, Firence dhe Torino ndalesat do të nisin nga ora 6 e mbasdites deri në orën 22 të mbrëmjes; ndërsa në Venecie, Napoli dhe Palermo kufizimi i shërbimeve zgjati deri në orën 13.
Në sektorin hekurudhor, tramvajet, metrotë apo trenat publikë do të qëndrojnë mbyllur deri në orën 17, me përjashtim të atyre të rëndësisë së veçantë.
Shoqatat një ditë më parë nuk arritën kompromis me Ministrinë italiane të Transportit.
Ankesat e tyre kanë të bëjnë me mungesën e rregullave të konkurrencës së drejtë dhe me politikat e dumpingt, që lejojnë operatorët e rinj futen në treg me çmime shumë të ulëta dhe rritin presionin mbi ata ekzistues.
Ndërkohë të premten e 26 korrikut, punonjësit e kompanisë vendëse ajrore “Alitalia” kanë paralajmëruar pezullimin e shërbimeve nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 2 të mesditës, duke u tërhequr nga vendimi i mërhershëm për një grevë 24 orëshe.
Këtë fundjavë parashikohen greva edhe në disa aeroporte europiane, si ato të Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës./oranews