Europol kap mbi 1 ton kokainë, shkatërron rrjetin ballkanik

0
535

 

Mbi një ton kokainë është konfiskuar, vuri në dukje Europoli të enjten (25.07) nëHagë. 16 persona janë arrestuar, njëmbëdhjetë në Europë dhe pesë në Azi. Dy milionë euro si para në dorë janë sekuestruar. Europoli nuk dha të dhëna lidhur me vlerën e tregut për drogën e konfiskuar .

Banda e shpartalluar ka kontrabanduar kokainënë sasi të mëdha nga Amerika e Jugut në Europë duke përdorur për këtë avionë privatë njoftoi Europoli. Drogat jan transportuar kryesisht në Hong Kong dhe në Macao.

Të dyshuarit janë arrestuar në Kroaci, Çeki, Serbi, Zvicë dhe Hong Kong. Njëri ndër drejtuesit e bandës ra në rrjetën e hetuesisë, sipas të dhënave të hetuesve, në Zvicër gjatë kohës që përgatiste një transport me 600 kilogram kokainë.

Operacioni hetimor i emërtuar “Operation Familia” është koordinuar si nga autoriteti anti-drogë në SHBA ashtu edhe Europoli. Operacion që ka zgjatur mbi njëmbëdhjetë vjet është drejtuar nga Kroacia. Hetues nga shumë kanë qenë të involvuar në këtë operacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here