Paloka: Rama po trajton vendin si prone te tij private dhe shqiptaret si skllever

0
463

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka falenderuar qytetarët e Devollit që nuk lejuan sot dhunimin e bashkisë së tyre nga një bandë që kërkon të uzurpojë pushtetin lokal.

Paloka i referohet rastit të sotëm në Devoll, ky qytetarët nuk lejuan bashkiakun e dalë nga votimet e 30 qershorit të marrë detyrën.

‘Pershendetje per qytetaret e Devollit qe sot nuk lejuan dhunimin e bashkise se tyre nga nje bande qe kerkon ta uzurpoje!

Ky ishte nje akt i qarte qytetarie, perballe barbarise kriminale te bandes qe kerkon me kembengulje dhe dhune te coje deri ne fund nje proces antiligjor dhe antikushtetues , pjelle e cmendurise se nje kryeministri qe ka vendosur ta trajtoje vendin si prone te tij private dhe shqiptaret si skllever.

Tanime jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR e madje dhe deklaratat e atyre qe ka qejf ti tunde Rama here pas here, kane bere te qarte se 30 qershori eshte ligjerisht nul qe pas dekretimit nga Presidenti i 13 tetorit dhe kete mund ta ndryshoje vetem nje vendim i Gjykates Kushtetuese.

Ne keto kushte, akti qe ka kerkuar te kryej sot Rama me banden e tij ne Devoll, apo qe do te synoje te realizoje dhe ne raste te tjera, eshte i njejte me ate te grabitesve qe hyjne ne shtepine e tjetrit per te grabitur. E njejte duhet te jete dhe pergjigja e qytetareve, si ndaj grabitesit qe te ka hyre ne shtepi per te te dhunuar e grabitur!’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here