Basha ”PO” zgjedhjeve të parakohshme, ”JO” pazareve me Ramën

0
504

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha është pro zgjedhjeve të parakohshme,. Gjatë takimit me strukturat në Korçë, Basha kërkoi që të mbahen njëkohësisht zgjedhjet e parakohshme me ato vendore të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore

Lulzim Basha: “30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor. Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.”

Ai theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara  nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

Basha shtoi se largimi i kryeministrit Edi Rama është padiskutueshëm dhe u shpreh i sigurt se vendi do shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Lulzim Basha: “Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”

Kreu i PD refuzoi çdo përpjekje për pazar.

Lulzim Basha: “Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% ‘Rama ik’.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here