Blushi-Xhaçkës: Papagajtë s’kanë nevojë për fakte,ata përsërisin veten

0
489

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur zyrtarisht shqetësimit të presidentit të Republikës Ilir Meta, lidhur me parashikimin për një tërmet apokalipktik që do të godasë Ballkanin vitin e ardhshëm. Përmes shkresës zyrtare, ministrja Xhaçka shprehet se pas konsultimeve me specialistë të fushës, rezulton se tërmetet janë një fenomen i paparashikueshëm, ndërkohë që vë në dukje vëmendjen maksimale të Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore.

I menjëhershëm ka qene reagimi nga Presidenca. Zëdhënsi I Metës Tedi Blushi në një reagim të tij shkruna se, “papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!

Image

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here