Grabitja në Pashaliman, Presidenti Meta shkarkon komandantin e Forcave Detare

0
807

Presidenti, Ilir Meta, dekreton shkarkimin e komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani.

“Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit” thuhet në dekret.

Shkarkimi i tij u bë pas propozimit të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, lidhur me vjedhjen në bazën ushtarake Pashaliman në Vlorë.

Për ngjarjen, Xhaçka firmosi shkarkimin e zinxhirit komandues në bazën ushtarake detare të Pashalimanit.

Nga hetimi administrativ i Shtabit të Përgjithshëm rezulton se të shkarkuarit janë përgjegjës për mangësi në masat e sigurisë në bazë.

Grabitja e arsenalit të armëve 

Grabitja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 10 janarit 2019.

Bëhet fjalë për automatikë, mijëra fishekë blind shpues-djegës si dhe fishekë të tjerë luftarakë.

“2 armë luftarake automatike ‘model 56” me bajonetë shtizë, fishek luftarak7.62mm që përdoren për armë luftare pistoletë 700 copë, fishekë luftarakë që përdoren nga armë luftarake automatike blind-shpues-djegës 3691 copë. Granata dore luftarake 40 copë, ndezësa për granata dore luftarake 40 copë, krehër hark automatik luftarak 1 copë. Pushk “m4” karabine luftarake “model 14.5” 1 copë por edhe fishek luftarak “model 5.56 mm *45mm me majë të rrumbullakët, normal 1000 copë, krehëra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56mm , 4 copë”, raporton Ora News.

Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura. Për këtë ngjarje të arrestuar janë një infermier, një student dhe dy oficer roje.

Baza e Pashalimanit është një nga objektet më të rëndësishme të sigurisë ushtarake në Shqipëri që shërben për flotën bregdetare e cila kryen kontrolle të regjimit kufitar detar shqiptar dhe operacione në kuadër të forcave të NATO-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here