Balliu: Burg për shezlonget jo për vjedhjet e 525 milion euro-ve

0
541

 

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, thotë se qeveria burgos për vendosjen e shezlongëve në plazhet publike dhe lë të lirë vjedhësit e milionave eurosh. Ai përmend koncesionin për rrugën Milot-Balldren, për ”Unazën e Re” dhe Teatrin. ”Janë plot 525 milion euro që i ke marrë qytetarëve dhe që po rrënojnë ekonominë. Për mos folur për afro 2 milard euro koncesione. Këto para që janë të buxhetit të shtetit pra të qytetarëve mund të përdoreshin për shëndetësinë, për bujqësinë, për ndihmën ekonomike. Këto para mund të përdoreshin për Shqipërinë por po përdoren për familjen Rama”,-shkruan Balliu.

Postimi i plotë

Burg për shezllona jo për vjedhjet qindra e miliona eurosh. Kryeministri ka nisur edhe njëherë fushatën e fasadës “PO BËJMË SHTET”. Flet Edvinoviçi për korrupsion me 50 lekshash, se si shezlloni apo djathi pa kupon tatimor po rrënon ekonominë. Ndërkohë që vetë ai ka 6 vite që ua merr paratë qytetarëve shqiptarë për tja dhënë miqve të tij.

Milot-Balldren 285 milion euro
Unaza-40 milion euro
Teatri-200 milion euro

Këto janë plot 525 milion euro që i ke marrë qytetarëve dhe që po rrënojnë ekonominë. Për mos folur për afro 2 milard euro koncesione. Këto para që janë të buxhetit të shtetit pra të qytetarëve mund të përdoreshin për shëndetësinë, për bujqësinë, për ndihmën ekonomike.
Këto para mund të përdoreshin për Shqipërinë por po përdoren për familjen Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here