Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Meta kthen në Kuvend koncesionin për ndërtimin e “Milot-Balldren”

Meta kthen në Kuvend koncesionin për ndërtimin e “Milot-Balldren”

0
472

Kjo e enjte shënoi kthimin e të tjetrit ligj radhasi për shqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës. Kreu i Shtetit, Ilir Meta,  dekretoi pasditen e sotme kthimin për rishqyrtim në Kuvend  të koncesionit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren.

Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren” thuhet në njoftinin e Presidences.

Në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 52/2019, Presidenti i Republikës konstatoi se:

Ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare bashkëlidhur janë propozuar, hartuar, nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës;

– Ky ligj miraton një Kontratë Koncesionare ku vullneti i Qeverisë Shqiptare në këtë proces është formuar në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurrencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit;

– Kontrata e lidhur mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik është formalizuar përgjatë një procesi aspak transparent ndaj publikut dhe pa një bazë ligjore për negocimin e çmimit të saj;

– Mungesa e një vlerësimi të qartë ekonomik krijon rrezik për cenim të financave të shtetit;

– Nuk rezulton të ketë një studim fizibilteti të plotë dhe objektiv të hartuar dhe të miratuar nga institucionet shtetërore përgjegjëse të ngarkuara me ligj me këtë detyrë;

– Nuk është dhënë miratimi i këtij projekti nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, konform kërkesave të aktit që rregullon këtë proces;

– Rriskon seriozisht buxhetin e shtetit, pasi nuk ka një përllogaritje të saktë të efekteve të saj në ekonominë e vendit;

– Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmërisë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me qëllim mosevidentimin e përgjegjësisë në këtë proces dhe mbulimin e çdo paligjshmërie nëpërmjet ligjit.

Presidenti i Republikës i sugjeron Kuvendit të Shqipërisë që, rishqyrtimi i ligjit nr. 52/2019 dhe kontratës koncesionare për segmentin rrugor Milot–Balldren të bëhet pas hyrjes në fuqi të kufizimeve të vendosura nga Kuvendi, në ligjin nr. 125/2013 ‘Për koncensionet dhe partneritetin publik privat’, të ndryshuar” që sipas vullnetit të Kuvendit, do të duhet të hyjnë në fuqi në datë 1 tetor 2019. Ligji i kthyer për rishqyrtim.

Më herët Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ndryshimet në kodin penal dhe ligjin për koncesionet dhe PPP-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here