Situata ekonomike në Shqipëri në rënie të lirë. Ngadalësimi i rritjes ekonomike, si dhe rënia e normës bazë të inflacionit, ka sjellë si pasojë edhe uljen e normës bazë të intersit, për të ndikuar në rritjen e kredimarrjes.
Deputetit Përparim Spahiu, ka ngritur një sërë pyetjesh mbi këtë lëvizje të Bankës së Shqipërisë, duke shprehur mosbesimin e tij se kjo lëvizje do i japë frymë dhe do ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë Shqiptare. Bizneset e ndershme nuk do mund të përfitojnë nga kjo lëvizje ekonomike sepse ngarkesa fiskale është shumë e lartë dhe konkurohen nga bizneset që pastrojnë paratë e pista.
Nga Perparim Spahiu
Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qëndrore do ta bënte.
Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.
Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rrënie të konsumit.
Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!
Un theme se jo.
Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,vendi me kostot më të larta të prodhimit,vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!