Rruga e Thethit projekt i bashkisë Shkodër

0
1127

 

SQARIM
PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBLIK

Rruga Qafëthore- Qendër Theth- Ndërlysaj apo siç njihet si Rruga e Thethit, është një nga projektet për të cilat Bashkia e Shkodrës ka aplikuar dhe ka fituar, duke u klasifikuar projekt fitues nga Banka Botërore. Kemi lobuar fort tek donatorët e Bankës Botërore për sigurimin e investimit për rikonstruksionin e saj.
Për të gjetur zgjidhjen më të mirë teknike, Bashkia e Shkodrës ka iniciuar takime të hapura e tryeza pune edhe me banorë e përfaqësues të biznesit në Theth. Këto janë fakte të njohura botërisht edhe përmes mediave.

Bashkia e Shkodrës ka mbështetur që në ditën e parë projektin e rrugës së Thethit, duke kërkuar nisjen e punimeve sa më shpejt, mbështetur vetëm në interesat e banorëve e bizneseve të zonës. Kemi qenë dhe jemi të bindur, që vetëm një projekt i pasuruar nga njerëzit që jetojnë e punojnë atje, duhej të ishte projekti përfundimtar i miratuar.
Bazuar sa më sipër, Bashkia e Shkodrës, me shkresën me nr.12666 Prot., datë 19.07.2019, i ka dërguar Fondit Shqiptar të Zhvillimit katër kopje të firmosura të marrëveshjes për realizimin e projektit të rikonstruksionit të rrugës Qafëthore- Theth- Ndërlysaj.
Bashkëngjitur këtij sqarimi, mund të gjeni edhe marrëveshjen e plotë dërguar Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Çdo insinuatë tjetër apo aludim i mundshëm, është i pavërtetë. Një projekt si rruga e Thethit, jetik jo vetëm për zonën atje, por edhe gjithë Bashkinë e Shkodrës, nuk duhet të përdoret për qëllime politike.
I kërkojmë Fondit Shqiptar të Zhvillimit të bëjë publike për qytetarët:
1- Kontratën e lidhur tashmë me firmën kontraktuese për rikonstruksionin e rrugës
2- Projektin teknik, pjesë të kësaj kontrate të lidhur tashmë.
Në të njëjtën kohë, i kërkojmë FSHZH-së të sigurojë menjëherë vijimin e punimeve.
Për çdo ndihmë të nevojshme, Bashkia e Shkodrës ofron bashkëpunim, ashtu sikurse ka bashkëpunuar gjithnjë.

Marreveshje FSHZH OK (1)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here