Friday, May 3, 2024
Home Kronika Atentat shqiptarëve në Gjermani, vdes një, plagoset tjetri

Atentat shqiptarëve në Gjermani, vdes një, plagoset tjetri

0
564

Një atentat ndaj dy shtetasve shqiptarëve është regjistruar mbrëmjen e së martës në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.

Sikurse raporton “Bild” si pasojë e atentatit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Shqiptarët ende të paidentifikuar ishin të moshave 30 dhe 31-vjeç.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për medien gjermane u shpreh: “Viktimat që u gjakosen shumë, të dy janë shqiptarë.”

Menjëherë pas atentatit shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë, ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve.

Një dëshmitarët që kishte parë të gjithë skenën ka thënë: “burrat u qëlluan nga një veturë që po kalonte, ndërsa ata po ecnin në trotuar. E kam dëgjuar të godasë gjashtë herë!”

Grupet e hetimit që shuan në vendngjarje janë duke vijuar edhe më tej hetimet për zbardhjen e plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here