Wednesday, May 22, 2024
Home Aktualitet Festa e Shën Mërisë, ortodoksët kremtojnë ditën e rëndësishme në Zvërnec

Festa e Shën Mërisë, ortodoksët kremtojnë ditën e rëndësishme në Zvërnec

0
655

Manastiri i  Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit ka pritur këtë të enjte qytetarë të shumtë, por edhe besimtare ortodokse për të festuar dhe kremtuar së bashku 15 gushtin ose siç edhe njihet ndryshe festa e yll lindjes së Shën Mërisë.

Të pranishëm në këtë ritual qytetarët janë shprehur se kjo ditë  do të thotë më shumë lehtësim dhe besim për të ardhmen.

Kremtimeve të kësaj dite i është bashkuar edhe kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, që së bashku me priftin e kishës At Jani Tereziu ka uruar besimtaret.

Me ndërtimin e urës së Zvërnecit një projekt që lidh zonën me manastirin janë shtuar njëkohësisht edhe vizitoret, një numër edhe më i lartë në ditën e 15 gushtit.

Një simbolike është edhe marrja e bimës së dafinës që gjendet në afërsi të Manastirit, e cila merret nga besimtaret apo qytetaret, për tu vendosur në banesat e tyre, një ritual që besohet se sjell fat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here