“Kosova është Shqipëri”, sulmohen me thikë basketbollistët e Serbisë

0
637

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Basketbollistët e kombëtares serbe U-16 ishin duke u kthyer në hotel pas një ndeshje në zonën “Viale Ledra”, por janë sulmuar në mënyrë të papritur nga një person me biçikletë.

“Kosova nuk është Serbi, është Shqipëri”, me këtë thirrje një person nxori nga xhepi një thikë të vogël dhe më pas tentoi që të sulmonte basketbollistët të cilët sipas mediave italiane i kanë shpëtuar sulmit.

Policia në qytetin e Udines ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, teksa po shikohen kamerat për të verifikuar personin. Lajmi në fakt ka bërë xhiron në mediat serbe, ndërkohë që nënkryetar i federatës së basketbollit të Serbisë, Igor Rakocevic ka deklaruar: “Jemi shumë të pakënaqur për trajtimin, do të kontaktojmë ambasadën për të na mbrojtur”.

Ngjarja është në vazhdën e konflikteve të shumta që ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës, teksa pala serbe shpesh herë e identifikon Kosovën si pjesë të tyre. -Koha Jone

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here