Monday, May 6, 2024
Home Politikë Çipa: OSBE nuk ka peshë për të ndërmjetësuar krizën, zgjidhja nga SHBA-BE

Çipa: OSBE nuk ka peshë për të ndërmjetësuar krizën, zgjidhja nga SHBA-BE

0
525

Opozita prej muajit shkurt ka djegur mandatet dhe ndodhet jashtë Kuvendit. E ndërsa kriza politike në vend thellohet, OSBE ka dhënë sinjalet për një ndërmjetësim të mundshëm të saj.

Por analisti, Aleksandër Çipa, i ftuar në RTV Ora thotë se OSBE nuk ka peshën e duhur për ti dalë zot kësaj krize të krijuar nga palët politike në Shqipëri, andaj zgjidhjen e pret nga SHBA-BE.

Çipa: Në arsyetimin tim dhe ndjekjen logjike që i bëj kësaj krize mendoj se OSBE ka peshë të lehtë dhe autoritet të pamjaftueshëm për ti dalë zot kësaj krize që kanë krijuar palët në vend. Mendoj që kancelaritë ndërkombëtare, dy më të rëndësishmet, DASH dhe Brukseli, do të ndërhyjnë në një mënyrë jo si negociatore por autoritet për normalizimin e Shqipërisë politike, si realitet i pakrahasueshëm dhe dilematik në raport me historinë politike që kanë vendet e ish-Europës Juglindore.

Mbledhja e radhës e Këshillit të Europës është me 18 tetor dhe Çipa përkundër  realitetit politik është optimist për hapjen e negociatave.

Çipa: Ka ende shpresë. Modeli i pretenduar dhe investuar nga DASH dhe Brukseli për sistemin e ri të drejtësisë do të jetë në terësinë e vlerësimeve prevalues. Në fund të shtatorit pritet që SPAK të fillojë nga puna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here