Tuesday, November 5, 2024
Home Politikë PD në Shkodër: Nuk e pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim

PD në Shkodër: Nuk e pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim

0
569

Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar në lidhje me konstituimin e këshillit bashkiak, i cili pritet të bëhet nesër.

Në një reagim, PD në Shkodër thotë se nuk e pranojnë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, PD thotë: “Mos luaj me zjarrin, mos luaj me Shkodrën, Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes”

“Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Zgjodhën të bëjnë konstituimin e këshillit ilegjitim, në vendin që ranë 4 dëshmorët e Demokracisë Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin, vetëm për të provokuar qytetarët”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here