Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, protesta e PD zhvendos vendin për mbajtjen...

Konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, protesta e PD zhvendos vendin për mbajtjen e ceremonisë

0
556

Ndryshon vendi për konstituimin e këshillit bashkiak Shkodër. Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim.

Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here