Zjarri në Shëngjin, e pamundur të ndërhyhet

0
585

 

Situata me zjarrin në malin e Shëngjinit është shumë kritike. Që nga mbrëmja e kaluar në këtë mal zjarri nuk ka pushuar duke djegur një masiv drurësh dhe shkurresh. Zjarri ka vijuar edhe sot dhe ka mbërritur deri në afërsi të portit. Kështu janë rrezikuar varrezat e qytetit por edhe banesat e bizneset që operojnë në zonën pranë malit. Zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar për të mos lejuar flakët të afrohen më shumë, pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here