Një çift turistësh hungarez dyshohet se kanë humbur rrugën në Karaburun. Policia është njoftuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës, 25 gusht.
Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre mësohet se ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.
Çifti hungarez janë të moshës 3 -40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.
Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta dhe po punohet për gjetjen e tyre.