Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Meta pret deputeten e CDU/CSU: Politika shqiptare të mësojë nga Kosova si...

Meta pret deputeten e CDU/CSU: Politika shqiptare të mësojë nga Kosova si zgjidhet kriza

0
621

Pas takimit me kryeopozitarin Basha dhe kryeministrin  Edi Rama ndalesa e radhës e zëvendëskryetares së grupit parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, ka qenë Presidenca.

Deputetja gjermane ka zhvilluar një takim me Kreun i Shtetit, i cili e ka falenderuar për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta  ka theksuar se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Presidenti Meta ripërsëriti se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, –  theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here