Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Mbyllet magazina e miellit në Fushë Krujë

Mbyllet magazina e miellit në Fushë Krujë

0
662

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon aktivitetin e një magazine mielli dhe ushqimi për blegtorinë në Fushë-Krujë.  Brenda saj u sekuestruan 141.6 ton produkte të pasigurta.

“Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdoren për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb)”njofton AKU.

Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë e së cilës e ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara dhe të pasigurta për konsum.

AKU sqaron se “subjekti u kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat)”.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU vendosi edhe 3.15 milion lekë gjobë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here