Rama anulon vizitën në Kanada

0
570

Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë në Toronto të Kanadasë ku do të merrte pjesë në një samit ekonomik. Me rastin e vizitës në Kanada, kryeministri Rama kishte planifikuar një takim me diasporën shqiptare në ambasadën e vendit tonë atje.

Ky takim ishte paralajmëruar për 6 shtator, siç thuhet në një e-mail siguruar nga “Panorama”, takim i cili është anuluar tashmë. Takimi me diasporën ishte konfirmuar edhe nga ambasada shqiptare në Kanada. Ende nuk dihet arsyeja e anulimit të fluturimit të kryeministrit Rama drejt shtetit kanadez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here