Duka: S’ka marrëveshje pa qeveri tranzitore

0
494

 

Kreu i PAA-së, Agron Duka deklaron se opozita nuk do të pranojë asnjë marrëveshje tjetër, veç asaj për krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira.

Në një takim me anëtarë të PPA në Vishaj të Tiranës, Duka u shpreh se partitë e opozitës po përgatitet për fillimin e një stine të re të politikës shqiptare, në të cilën çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka më mazhoranca, por opozita. “Vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshje, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore, dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më”,- deklaron Duka.

Kreu i PAA thotë se vendit i duhet një platformë e re qeverisëse që do të përmirësojë jo vetëm demokracinë, por jetën e qytetarëve. “Duhet të shembim njëherë e mirë simbiozën e politikës me krimin, tjetërsimin e zgjedhjeve dhe mungesën e përgjegjshmërisë politike që buron nga marrja dhe mbajtja e pushtetit në forma jo legjitime. Kur kjo do të arrihet, e bashkë me të do të hartojmë edhe një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore, vendi do të hyjë realisht në një epokë të re. Një epokë në të cilën do të mund të flasim për ato tema që sot mbahen peng nga rënia e shtetit ligjor, korrupsioni dhe kriminalizimi i politikës, siç janë bujqësia, ekonomia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe perspektiva europiane. Nëse beteja për pastrimin e politikës ka dominuar në debatin publik, fundi i saj do të përkojë me një vëmendje të domosdoshme për zonat rurale. Nevojat e fermerëve, nga subvencionet e drejtpërdrejta dhe çmimi i naftës deri tek infrastruktura dhe sistemet e kullimit dhe vaditjes, përbëjnë shqetësime konkrete që presin zgjidhje. Zgjidhje që PAA është gati ti ofrojë në zgjedhjet e ardhshme!”,- deklaron Agon Duka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here