Rama me pensionistët: Ja ku ta gjeni ”mikun” nëse në zyrat e shtetit nuk ju presin

0
599

Kryeministri Edi Rama e quan sukses ndërveprimin e qytetarëve me qeverinë, kjo përmes platformës online “Bashkëqeverisja” por edhe takimeve të përjavshme me qytetarë që rrëfejnë raste konkrete se si kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre pas raportimeve në këtë platformë.

“Nuk është ende një strukturë që reagon dhe përgjigjet në kohë reale në të gjithë tereritorin e vendin. Në shumë vende pensionistët nuk e marrin përgjigjen dhe përkushtimin që meritojnë. Mirëpo duke ju drejtuar platformës ata i heqin këto pengesa dhe kanë një mik shumë të fortë që është drejtpërdrejt në qeveri. Thirrja ime për gjithë pensionistët që kanë probleme me pensionin është mos prisje zgjidhjen në zyra në rast se nuk ju vjen menjëherë por direkt tek Shqipëria që duam.al, ku janë zgjidhur të gjitha rastet”, tha Rama.

Rastet konkrete që u prezantuan kishin të bënin me një zotëri të moshuar të cilit nuk i ishin njohur 10 vite pune dhe vlera e pensionit ishte caktuar më e vogël. Pas trajtimit të rastit të tij, Zoti Xhela arriti të marrë pensionin e plotë duke ju shtuar edhe periudha e sigurimit dhe ju akordua shuma përkatëse në llogarinë e tij. Ai kishte edhe një ankesë të dytë që gjeti zgjidhje, atë të legalizimit të një objekti informal që kishte bërë vetëdeklarim që në vitin 2005. Në shtator 2019 ai kanë marrë edhe lejen e legalizimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here