Saturday, April 27, 2024
Home Politikë S’ka datë për protestat, Basha: Edhe largimi i Ramës nuk mjafton për...

S’ka datë për protestat, Basha: Edhe largimi i Ramës nuk mjafton për zgjidhjen e krizës

0
512

Takimi i pasdites vonë mes krerëve të partive të opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike nuk prodhoi një datë konkrete për protestat që Lulzim Basha ka paralajmëruar për vjeshtën.

Basha tha se ky diskutim nuk ka munguar por nuk ka ende një datë.

“Padiskutim që kemi diskutuar,  por opozita është shumë më shumë se grup që organizon protesta, është alternativa dhe qeverisja e së nesërmes”.

Basha përsëriti para gazetarëve se zgjedhjet e lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore dhe largimi i kryeministrit Rama është zgjidhja e vetme për daljen nga kriza.

Madje ai theksoi se edhe largimi i Ramës nuik mjafton.

“Duhen ndryshime të thella politike, reformë zgjedhore dhe ndryshime të thella të sistemit të drejtësisë. Në respekt të përgjegjësive që kemi dhe priten prej nesh jemi gati të ofrojmë një platformë kombëtare për hapat që duhet të hidhen për daljen e vendit nga kriza”.

Duke komentuar raportin e OSBE-ODIHR për 30 qershorin, ai tha se raporti tregon s e Edi Rama nuk ka varrosur vetëm zgjedhjet, por edhe shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

PS, tha Basha, duhet të marrë përgjegjësi për gjendjen ku e ka katandisur vendin.

Ai theksoi se negociatat nuk kanë shans të hapen nëse nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here