Hyn në histori! Manja ‘mund’ Alketen, 5 falenderime për Metën: Edhe njëherë…,faleminderit

0
596

Socialistët zbusin tonet e diskutimit me presidentin Ilir Meta. Deklaratat e forta të muajve qershor-korrik, ku Meta cilësohej si një i “çmendur” që po i frynte destabilitetit, i lanë vendin 5 falenderimeve që Ulsi Manja i bëri sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij. ‘Baba Xhikja’, është njeriu që duhet falenderuar.

Ulsi Manja, e ka falenderuar sot Ilir Metën plot 5 herë. Kjo pa dyshim kalon edhe moderatoren Alketa Vejsiu, e cila njihet gjerësisht për falenderimin e saj për regjisoren Vera Grabocka. Nga sot, batuta “Faleminderit Vera”, do të bëhet “Faleminderit z.president”.

Faleminderit e Ulsi Manjës

Ulsi Manja:  Zoti president, përpara se ta mbyllim mbledhjen, jeni i lutur të depozitoni çdo provë shkresore që mendoni se i shërben objektit të hetimit. S’më ngelet gjë tjetër, t’ju falenderoj për praninë tuaj sot në Komision. Por edhe për korrektesën tuaj ndaj pyetjeve të kolegevë. Jam i hapur për të bashkëpunuar deri në fund për hetimin e këtij dekreti. Edhe njëherë tjetër, shumë faleminderit zoti president./dosja.al/

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here