Djegia e kuvendit të Shqipërisë, ja çfarë thotë presidenti Meta

0
582

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një komunikim të hapur me gazetarët  ka folur sërish për informacionet sekrete, të cilat kishin  parashikuar se në 8 qershor, rrezikohej të digjej Kuvendi i Shqipërisë. Ai nuk dha detaje shtesë, por theksoi se deputetët që kanë të drejtën ligjore  të njihen me informacionin. Ai tha se ky dokument është plotësisht i vërtetë.

“Sa i takon deklaratës sime të një elementi të ri për opinion publik se kam patur një informacion nga institucionet më të lartë të sigurisë, sekret i klasifikuar. Kjo është një e vërtetë dhe unë nuk kam thënë ndonjëherë ndonjë gënjeshtër. Unë nuk mund të them më shumë në respekt të ligjit.

Ata e kanë mundësinë sipas ligjit të njihen me këtë informacion dhe të njihen sipas rregullave. Informacioni është tërësisht i vërtetë. Ajo që mund t’iu them me bindje të plotë.  Në këtë dokument ju do  ndiqni shqetësimet e kohës. Ju do ta shiheni dhe do ta pkuptosi9 se ishte një situatë e çmendur. Këtë  nuk mund ta përshkruante më mirë as vetë raporti i OSBE-ODIHR. Mos të harrojmë edhe të gjithë kontekstin e zhvillimeve në rajon, sepse zhvillimet ne vend nuk janë të shpëtuara nga vendet e tjera. Kjo nuk ishte surprizë. Bëhet fjalë për mungesë të përgjegjësisë së përbashkët. Kuptohet e edhe përtej dy palëve mund ta shfrytëzonte situatën për akte të destabilizmin dhe kjo do të ishte e vështirë për të gjetur aktorët e frymëzimit të këtij veprimi”-tha Meta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here