Nuk marrin fund ngacmimet e presidentit Ilir Meta në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit rikujton edhe një herë premtimin e dhënë gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ku deklaroi se, do ti jepte Ramës dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut” nëse Shqipëria çelte negociatat me BE-në në muajin tetor.

Por sot, ku Parlamenti njëngjyrësh refuzoi kandidaturën e Metës, atë të profesorit Petraq Milo, për kryetar të KLSH, presidenti i Republikës lëshon batutën e rradhës.

 

 

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”, shkruan Meta në postimin e tij më të fundit.

Image

LEAVE A REPLY