Basha: Zgjidhja e krizës politike është prioritet absolut i Shqipërisë dhe opozitës së bashkuar

0
522

 

Ftesës publike të kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog për reformën zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i përgjigjet as pozitivisht as negativisht.

Në një prononcim për mediat, Basha thotë se fillimisht duhet dalë nga kriza politike përmes vullnetit politik dhe më pas një reformë zgjedhore e plotë.

Basha: Po ne jemi të vendosur dhe reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj por zgjidhja e krizës politike kërkon vullnet politik. Letrat e hapura, provokime të tilla si përfshirja e të dyshuarve të dosjes 184 në reformën zgjedhore tregon mungesën e këtij vullneti politik. Hapi i parë për zgjidhjen e  krizës duhet të jetë pranimi i situatës së rëndë në vend. Vetëm, kjo mund të shtrojë bazën drejt një rrugëdalje nga kriza që prioritet të parë duhet të ketë ndarjen e krimit nga politika dhe një reformë zgjedhore të plotë.

Basha është dyshues te ftesa e Ramës, duke e cilësuar si të pasinqertë.

Basha: Kërkesa të tilla nuk janë të sinqerta kudo në botë. Sot për gjithë shqiptarët prioritet është zgjidhja e krizës. Kriza ekonomike mund të zgjidhet vetëm duke u zgjidhur kriza politike. Zgjidhja e krizës politike është prioritet absolut i Shqipërisë, është prioritet absolut i Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar. Këtë krizë politike nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor dhe as Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë. Raporti i OSBE-ODIHR është i qartë, hapet me fjalinë se korniza ligjore është e plotë por mungon vullneti politik. Ndaj zgjidhja e krizës politike si prioriteti absolut për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv që duam dhe kërkojmë të integrimit të Shqipërisë në BE duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik.

Mungesën e sinqeritetit të Ramës, Basha e sheh edhe tek përfshirja e Damian Gjiknurit në reformën zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here