Tuesday, May 7, 2024
Home Kronika I kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të notës, arrestohet pedagogu i...

I kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të notës, arrestohet pedagogu i Universitetit të Elbasanit

0
674

Pas denoncimit në një emision investigativ, policia ka vënë në pranga pedagogun e Universiteti të Elbasanit që i kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të notës.

Uniformat blu arrestuan pedagogun 36-vjeçar me iniciale D.H.,

Policia ka vënë në pranga pedagogun me iniciale D.H., në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në një emision investigativ, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here